LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme thellon bashkëpunimin me Avokatin e Popullit

Gjykata Supreme thellon bashkëpunimin me Avokatin e Popullit

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka pritur sot në takim, Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari dhe zëvendës-avokaten e Popullit, Edona Hajrullahun.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të Gjykatës Supreme dhe institucionit të Avokatit të Popullit, bashkëbiseduesit kanë rënë dakord që të koordinohen lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut, posaçërisht lidhur me opinionet Amicus Curiae, të cilat Avokati i Popullit ia adreson gjyqësorit, në cilësinë e mikut të gjykatës.


Kryetari Peci, ka vlerësuar lartë angazhimin e Avokatit të Popullit në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke shprehur njëkohësisht, gatishmërinë për bashkëpunim institucional mes dy institucioneve.

Ndërkaq, Avokati i Popullit, Jashari, ka përmendur disa raste sfiduese, për të cilat, ky institucion ka ndërmarrë hapat e nevojshëm, ka nxjerrë opinione për të ndihmuar Gjykatën Supreme në çështje të caktuara, kur kjo e fundit përcakton qëndrime parimore dhe mendime juridike, në çështjet që kanë rëndësi për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat e Kosovës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që të ndërmarrin hapa konkret në luftimin e diskriminimit, në zbatim të konventave ndërkombëtare për të drejta të njeriut nga gjyqësori dhe në aspekte tjera të ngjashme, të cilat ndikojnë në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori