LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Rumune vendos për Andrew Tate – ai do të përballet me gjyq për akuzat e trafikimit seksual dhe përdhunimit

Gjykata Rumune vendos për Andrew Tate – ai do të përballet me gjyq për akuzat e trafikimit seksual dhe përdhunimit
Foto: AP Photo/Vadim Ghirda

Gjykata e Bukureshtit në Rumani ka vendosur që Andrew Tate, një influencues në internet i vetëshpallur si “mizogjenist”, do të dalë përpara gjyqit për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe përdhunimit.

Tate bashkë me vëllanë e tij Tristan dhe dy shtetas rumunë, ata u akuzuan në qershor për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formimin e një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave – akuzat të cilat vëllezërit i kanë mohuar.


Prokurorët rumunë akuzojnë vëllezërit Tate për tërheqjen e viktimave duke u premtuar rrejshëm një marrëdhënie apo martesë me to, shkruan CNN.

Andrew Tate (Foto: Twitter)

Eugen Vidineac, avokati kryesor i vëllezërve Tate, pretendoi të premten se vendimi i gjykatës “mungon në bazë ligjore dhe arsyetime” dhe tha se “kanë paraqitur një ankesë të fortë”.

Adrian Sandulescu, avokati për dy të dyshuarit e tjerë, përkatësisht tha se vendimi “është i paligjshëm dhe pa bazë”.

"Nëse je 40 vjeç dhe nuk ke pesë fëmijë, atëherë je homoseksual", deklarata e Andrew Tate shkakton sërish bujë në X
Lexo po ashtu "Nëse je 40 vjeç dhe nuk ke pesë fëmijë, atëherë je homoseksual", deklarata e Andrew Tate shkakton sërish bujë në X

Në mars, një gjykatë rumune miratoi ekstradimin e vëllezërve Tate në Mbretërinë e Bashkuar – por vetëm pasi të përfundojnë procedurat e gjyqit në Rumani.

Vëllezërit Tate, të dy ish-boksierë profesionistë, u arrestuan për herë të parë në dhjetor të vitit 2022 dhe mbetën në paraburgim deri në prill të vitit 2023, para se të vendosen në arrest shtëpie.

Tate u bë i famshëm në internet në vitet e fundit, duke grumbulluar miliarda shikime në TikTok me fjalime në lidhje me dominimin mashkullor, nënshtrimin femëror dhe krijimin e pasurisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e sulmoi fizikisht në mëngjes e tjetri në mbrëmje

Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e sulmoi fizikisht në mëngjes e tjetri në mbrëmje

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina

"Liri Palestinës" - përfaqësuesja e Izraelit u ngacmua e u fishkëllye nga publiku gjatë provave të Eurovisionit

Magazina

"Do t'ju denoncoj të dyve në polici", Egla shpërthen ndaj Julit dhe Meritonit

Magazina
Kalo në kategori