LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj ish mësuesit të dyshuar për pedofili në Prizren

Një muaj paraburgim ndaj ish mësuesit të dyshuar për pedofili në Prizren
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 28.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 27.05.2022, ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit së bazuar se ka kryer veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën 16 vjet.  

Sipas njoftimit, gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe faktin se i pandehuri nuk është paraqitur në polici me ftesë të rregullt, kjo tregon rrezikun me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund ti shmanget përgjegjësisë penale dhe të pengojë rrjedhën e procedurës penale. Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimit i paraburgimit në këtë fazë të procedurës është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar ish-mësuesin 70-vjeçar nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.

Ish mësuesit të arrestuar për pedofili i gjenden dëshmi që mund të lidhen me rastin
Lexo po ashtu Ish mësuesit të arrestuar për pedofili i gjenden dëshmi që mund të lidhen me rastin

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij, ndërsa janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin.

“Prizren 26.04.2022 – 14:00. Më 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, disa ditë më parë në emisionin “Piranja”, të ABC News është raportuar për këtë rast të 70 vjeçarit nga Prizreni.

Emisioni në fjalë, ra në gjurmë të pedofilit 70-vjeçar nga Prizreni, ish mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që mësuesi t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike dhe më pas të lënë një takim në qytetin e Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori