LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Pakistan liron burrin e dënuar për përdhunim kur ky i fundit pranoi të martohej me gruan që përdhunoi

Gjykata në Pakistan liron burrin e dënuar për përdhunim kur ky i fundit pranoi të martohej me gruan që përdhunoi

Një gjykatë në Pakistan ka shkaktuar reagime pasi liroi një person të dënuar për përdhunim kur ai pranoi të martohej me gruan që përdhunoi.

Dawlat Khan, 25 vjeç, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në maj nga gjykata e qarkut të Buner, në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, për përdhunimin e një gruaje të re të shurdhër, transmeton Telegrafi.


Pas një ndërhyrje nga këshilli i pleqve u arrit një marrëveshje midis Khan dhe familjes së gruas, e cila kishte një fëmijë si rezultat i aktit. Khan u lirua të hënën pasi marrëveshja u pranua nga gjykata e lartë e Peshawarit.

“Palët e kanë rregulluar çështjen me ndërhyrjen e të afërmve dhe të moshuarve të familjarëve, gjë që është në interesin më të mirë të palëve. Kompromisi u arrit në interesin më të mirë të fëmijës dhe nënës së tij duke qenë me nevoja të veçanta”, thuhet në dokumentin e gjykatës.

Vendimi ka nxitur reagimin te grupet e të drejtave dhe aktivistët që thonë se legjitimon dhunën seksuale ndaj grave në Pakistan, ku shumica e rasteve të përdhunimeve nuk raportohen.

Ato që raportohen janë të vështira që të ndiqen penalisht në Pakistan, sipas Asma Jahangir e “Legal Aid Cell”, një grup që mbështet gratë e rrezikuara. Shkalla e dënimit është e ulët – më pak se 3 për qind sipas OJQ-së me bazë në Karaçi “Lufta kundër përdhunimit”.

Kërcënimet dhe detyrimet nga familja dhe shoqëria në rastet e përdhunimeve janë të zakonshme, dhe të mbijetuarit dhe familja në përgjithësi e zgjidhin çështjen jashtë gjykatës nga frika e stigmës së një gjyqi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori