LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut propozon masa për të ndaluar ekzekutimin e dy britanikëve në Donetsk

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut propozon masa për të ndaluar ekzekutimin e dy britanikëve në Donetsk

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka propozuar masa të përkohshme për të siguruar që dënimi me vdekje për dy britanikut e mbajtur në Donetsk të mos zbatohet.

Mbetet e paqartë nëse Rusia do të zbatojë urdhrin duke qenë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk ka më juridiksion në vend, transmeton Telegrafi.


Shaun Pinner u kap në Mariupol në prill së bashku me kolegun britanik Aiden Aslin gjatë një lufte intensive për kontrollin e qytetit port.

Dyshja u shpallën fajtorë për “veprimtari mercenare dhe kryerjen e veprimeve që synonin marrjen e pushtetit dhe përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës Popullore të Donetsk”, megjithëse familjet e tyre thonë se ata po luftonin në mënyrë legjitime si pjesë e ushtrisë ukrainase dhe duhet të trajtohen si të burgosur lufte.

Gjykata tha në një deklaratë se “i tregoi veçanërisht qeverisë së Federatës Ruse, sipas rregullit 39 (masat e përkohshme) të Rregullores së Gjykatës, se ata duhet të sigurojnë që dënimi me vdekje i vendosur ndaj kërkuesve të mos zbatohej”.

Në qershor, parlamenti rus miratoi dy projektligje që i japin fund kompetencës së gjykatës për të marrë vendime ligjore në Rusi.

Ligjet hoqën një rrugë ligjore që rusët, duke përfshirë kritikun e burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, e kanë përdorur në të kaluarën për të ngritur çështje të profilit të lartë që ishin refuzuar nga gjykatat kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori