LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë vendos, hetimet për “21 Janarin” do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme SPAK

Gjykata e Lartë vendos, hetimet për “21 Janarin” do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme SPAK

Gjykata e Lartë vendosi këtë të martë që hetimet për “21 janarin” të zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Raimonda Nikës, bashkëshortes së viktimës Aleks Nika, duke vendosur që dosja për “21 janarin” të hetohet nga Prokuroria e Posaçme dhe jo nga Prokuroria e Tiranës ku dosja ndodhet aktualisht.


Gjykata e Lartë e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të tërheqë dosjen nga prokuroia e Tiranës dhe të rinisë hetimet.

Të pranishëm në seancë ishin Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës dhe Rajmonda Nika e veja e Aleks Nikës, të cilët shoqëroheshin dhe nga avokati i tye Idajet Beqiri.

Në fjalën e tij drejtuar gjykatës, avokati tha se kallëzimi i bërë nga familjarët e Aleks Nikës ka emra konkretë, ku përfshihet ish-zyrtar të lartë që janë kompetencë e SPAK-ut. Ndaj ai apeloi që çështja t’i kalojë prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se më 16 shkurt 2023 familjarët e viktimave të 21 janarit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Sakaq prokurori i SPAK vendosi dërgimin e kallëzimi për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK u paraqit një ankim nga familjarët e viktimave, i cili u rrëzua nga GJKKO.

Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit la sërish fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve. Ndërkohë që pas këtij vendimi u bë dhe ankimimi i familjarëve në Gjykatën e Lartë.

Në një letër që Raimonda Nika i dërgoi të hënën Gjtkatës së Lartë, përmendi se dispononte kasetën ku dëgjoheshin urdhërat që ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi u ka dhënë vartësve të tij ditën e ngjarjes.

Ajo nënvizoi se familja kërkon që të zbulohen dhe penalizohen urdhëruesit e vrasjeve, sepse janë ata që menjëherë pas ngjarjes, kanë vepruar në mënyrë të organizuar në prishjen e provave

Rajmonda Nika kërkon që Prokuria e Posaçme, duke u bazuar dhe në vendimin e Gjykatës së Strazburgut, të rihapë dosjen dhe të marrë nën hetim të gjithë zinxhirin komandues të gardës dhe të gjithë personat që kanë qenë në Kryeministri më 21 janar 2011.

“Shpresojmë që gjykata të pranojë kërkesën tonë për dërgimin e çështjes për kompetencë në SPAK që është i vetmi institucion që ne kemi besim se do të realizoj hetime objektive dhe të gjithanshme, që kërkon edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, thuhej në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori