Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuanoviq, ka nënshkruar ndryshimet në Ligjin për president, që më herët ishin miratuar në Parlament.
Deputetët e partisë pro-ruse Fronti Demokratik, Demokratët dhe ata të lëvizjes URA të kryeministrit në Qeverinë teknike, Dritan Abazoviq, më herët kishin miratuar ndryshimet në Ligjin për president.
Gjukanoviq njoftoi më 16 dhjetor se nënshkrimi i dekretit për Ligjin për president ishte obligim kushtetues, por obligim nuk është edhe zbatimi i këtij ligji.
“Përgjegjësia për zbatimin e këtij ligji jokushtetues bie mbi ata që e kanë miratuar. Nuk kam asnjë synim që të marr pjesë në këtë”, tha Gjukanoviq, duke sqaruar se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në zbatimin e ligjit sepse e konsideron jokushtetues.
Sipas ligjit të dekretuar, Gjukanoviq duhet të mbajë konsultime me partitë dhe të mandatojë një kandidat të shumicës parlamentare që të formojë Qeverinë e re.
Nëse ai refuzon të mandatojë kandidatin për kryeministër, sipas ligjit të ri, shumica parlamentare do të marrë fuqitë e tij kushtetuese sa i përket nominimit për mandatarin e Qeverisë.
Më herët, edhe Gjukanoviq dhe partia e tij, Partia Demokratike Socialiste e kanë kundërshtuar këtë ligj, duke e cilësuar si “grushtshtet kushtetues”.
Rekomandimi i Komisionit të Venecias – trupit këshillues të Këshillit të Evropës – thoshte se ligji nuk duhet të miratohet sepse “ndryshon dispozitat e Kushtetutës”. Bashkimi Evropian ka kërkuar nga shumica parlamentare të pranojë mendimin e Komisionit dhe të tërhiqet nga ndryshimet kundërthënëse në këtë ligj, raporton REL.
Ndryshimet në ligj ishin propozuar nga Fronti Demokratik pro-rus, me qëllim që t’i japin mandatin kandidatit të tyre, Miograd Llekiq, për të formuar Qeverinë e re të Malit të Zi.
Çfarë i parapriu ndryshimeve në Ligjin për presidentin?
Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit më 20 gusht, shumica parlamentare i kërkoi Gjukanoviqit që të mandatonte Miograd Llekiqin si kandidat për të formuar Qeverinë e re. Por, presidenti Gjukanoviq refuzoi pasi shumica parlamentare nuk i kishte dërguar deri në afatin e caktuar listën me nënshkrime të deputetëve që e mbështesnin këtë kandidaturë.
Shumica parlamentare beson se Gjukanoviq, me këtë veprim, ka shkelur Kushtetutën.
Gjykata Kushtetuese, institucioni i vetëm që mund të shqyrtojë kushtetutshmërinë e vendimeve të Gjukanoviqit, nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për të marrë vendime që nga shtatori, për shkak se në këtë institucion janë vetëm tre gjyqtarë nga shtatë sa duhej të ishin.
Më pas, shumica parlamentare miratoi ndryshimet në Ligjin për president, që i merr fuqinë presidentit për të nominuar kandidatin për kryeministër.
Me nënshkrimin e Ligjit për president, parashikimet janë se do të krijohen kushtet për të dalë nga kriza politike, që u shkaktua nga vendimi i Gjukanoviqit për të mos i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë partisë që fitoi zgjedhjet e vitit 2020, tha Fronti Demokratik.
Fituesit e zgjedhjeve të mbajtura në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik, Demokratët dhe URA, besojnë se kanë një shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe duan që Llekiq të formojë Qeverinë e re, deri në zgjedhjet e vitit 2024.
Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Deshifrohet një tekst i lashtë – ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit