Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Arben Gjukaj, ka folur për gjendjen në KEK për gjatë vitit 2016. Ai ka thënë se KEK-u po përmbyll me sukses këtë vit.
“Ka pasur shumë përparime dhe suksese, ne kemi prodhuar thëngjill në bazë të planin është 100 për qind i mbuluar. Kemi kaluar planin me 7 për qind”, ka thënë ai.
Gjukaj ka thënë se ka pasur ngecje, siç është ai në Shipitullë, për shkak të zhvendosjes që është paraparë për nxjerrjen e thëngjillit. “Projekti i zhvendosjes së banorëve do të shkojë shumë mirë sipas standardeve. Në bazë të llogaritjes së KEK-ut, afër 98 familje janë, që do të zhvendosen, për ta hapur mundësinë e nxjerrjes së thëngjillit, ka thënë ai sot në Emisionin e Mëngjesit në RTK,.
Sipas tij, ndërtimet ilegale që janë bërë në atë pjesë kanë krijuar problemeve dhe deri më tani janë mbi 200 familje që është një shqetësim, qoftë i KEK-ut apo edhe të institucioneve tjera. “KEK vitin e kaluar ka prodhuar 5.4 Mega Wat energji, ndërsa këtë vit, kemi prodhuar 5.7 Mega Wat dhe kjo është një e arritur”, ka thënë Arben Gjukaj.
Sipas tij, KEK është vetëm prodhues, jo shpërndarës i energjisë. “Ne i kemi përmbushur të gjitha obligimet ndaj KEDS-it, dhe për këtë mburremi për punën që kemi bërë. Ne kemi kryer obligimin tonë”, ka thënë ai.
Gjukaj ka deklaruar se një problem i KEK-ut, është vjetërsia e termocentraleve, njëri ndër to është shumë i vjetër. “Çështja e energjisë nuk është zgjidhur, ka pasur hapa në drejtim të zgjidhjes. Projekti i Kosovës A, kërkon kohë, pasi që kërkon kohë dhe para ky projekt gjigant. Është e pafalshme që gjithë këto viti që nga viti 2006, të mos kemi sukses”, ka thënë ai.
Gjukaj është shprehur se pret që në vitin tjetër do të ketë sinjale pozitive.
Sa i përket “Kosovës A”, Gjukaj ka thënë se është një projekt i USAID-it, që e ka bërë një studim të “Kosovës A”.
“Për shkak që të mos kemi krizë energjetike, ne parashohim që të mbajmë “Kosovën A”, deri në vitin 2022, pasi që termocentral mbulon tregun e energjisë me 38 për qind”, ka thënë Gjukaj.
Ai ka thënë se KEK, po mundohet që të zvogëlojë ndotjen dhe falë investimeve që janë bërë ndryshime që kanë ulur ndotjen. “Ne kemi investuar në uljen e ndotjes, siç është në filtra që e kanë ulur dukshëm, po ashtu edhe një projekt tjetër është mbjellja e fidanëve”, ka thënë ai.
Gjukaj ka përmendur si projekt të suksesshëm edhe furnizimin e Termokosit. “Ne furnizojmë Termokosin dhe për këtë është një arritje, ne kemi kapacitet edhe dyfish për të furnizuar Prishtinën me nxemje dhe për këtë KEK duhet vlerësuar që ka bërë punë të madhe”, ka deklaruar ai.
Gjukaj ka folur edhe për projektin e “Kosovës A”, dhe mundësinë ë rehabilitimit nga një kompani gjermane. “Politikat energjetike i bëjnë institucionet e Kosovës dhe KEK është i obliguar që t’i respektojë”, ka thënë Drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe