LAJMI I FUNDIT:

Gjuetarët e fantazmave e detyrojnë britaniken që ta lëshojë shtëpinë e “pushtuar” nga një fantazmë

Gjuetarët e fantazmave e detyrojnë britaniken që ta lëshojë shtëpinë e “pushtuar” nga një fantazmë

Gjuetarët e fantazmave e kanë detyruar një grua që të largohet nga shtëpia e saj e “pushtuar” pasi që ata pësuan “gërvishtje demonike” gjatë një ekzorcizmi.

Qiramarrësja 30 vjeçare e dëshpëruar Lauren Roth, ka jetuar në shtëpinë e saj në Middlesbrough prej muajit nëntor të vitit të kaluar, dhe pretendon se familja e saj është terrorizuar nga një fantazmë që prej kohës kur ata u futën në shtëpi.


Ajo i thirri ekspertët e fantazmave Lee dhe Linzi Steer të shtunën e 30 korrikut pasi ajo pretendoi se një “shpirt i inatosur” i ndizte dhe fikte dritat në shtëpinë e saj, transmeton Telegrafi.

The Mirror raporton se “shpirti” edhe e gërvishte atë dhe vajzën e saj, duke i detyruar ato që të largohen nga shtëpia dhe që vendosen në një karavan në trotuarin e shtëpisë së tyre.

Desperate tenant Lauren Roth claims her family were terrorised by a ghost

Lauren thirri gjahtarët në një përpjekje të dëshpëruar për t’i dhënë fantazmës “një karton të kuq”.

Nëna pretendon se kulmi ishte kur ajo e ri-vizitoi shtëpinë gjatë muajit të shkuar dhe i ndjeu disa gishtërinj që dikush ia futi në fyt.

“Dritat ndizeshin dhe fikeshin, e ndjeja se dikush gjendej tek fundi i krevatit. Kur shkova në Spanjë gjatë prillit, dyert përplaseshin gjatë gjithë natës. Burri im deri atëherë nuk besonte në këto gjëra, një djalosh i mirëfilltë, dhe ajo gjë e tmerroi atë tej mase. Ne jemi duke qëndruat tek nëna ime që nga ajo përvojë”, tha Lauren.

Detektivi i aktiviteteve paranormale Lee, i cili e drejton Project Reveal – Ghosts of Britain, e vizitoi shtëpinë në fjalë 2 ditë pas thirrjes, për t’u konfrontuar me mysafirin super natyral, por që nuk shpëtoi pa u “dëmtuar”.

The ghost hunters were shocked with what they found after being scratched

Detektivi 36 vjeçar pretendon se përballja e “çuditshme” e la atë me gërvishtje në dorën e tij dhe me pamje të “frikshme” që tregonin prezencën e fantazmës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori