LAJMI I FUNDIT:

Gjorge Ivanov më 27 shtator do të merr pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Gjorge Ivanov më 27 shtator do të merr pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Kryetari i Republikë së Maqedonisë, Gjorge Ivanov do ta përfaqësoj Maqedoninë në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuar në New York. Informacionin e konfirmojnë nga zyra e tij, duke sqaruar se pjesëmarrja e tij është rezultat i “sistemit të rotacionit”, sipas të cilës një vit shkon kryeministri një vit shkon kryetari i shtetit. Vitin e kaluar në New York ishte kryeministri Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve nga Ivanov, ai do mbaj fjalim para Kuvendit të Përgjithshëm më 27 shtator, gjegjësisht tri ditë para referendumit për marrëveshjen me Greqinë e cila do ta vendos të ardhmen e Maqedonisë.


Ky do të jetë fjalimi i fundit i Ivanov në Kombet e Bashkuara, i cili vitet e kaluara haptazi e mbronte emrin dhe identitetin e Maqedonisë, ose “sulmonte” drejtë BE-së dhe SHBA-së, me çka kjo jep mundësi që nga foltorja më e lartë e Kombeve të Bashkuara të bëj fushatë kundër marrëveshjes për emrin me Greqinë, sepse e konsideron si antikushtetues.

Deri kur Ivanov do të qëndroj në SHBA dhe se a do të kthehet në vend që të votoj në referendum ose përsëri do ta shfrytëzoj qëndrimin në New York për ta bojkotuar referendumin, deri më tani nuk kemi informacione. Ajo çka dihet është se ka marrëveshje për takim me emigrantët dhe organizatat maqedonase atje të cilët bëjnë fushatë kundër marrëveshjes me Greqinë dhe referendumit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori