LAJMI I FUNDIT:

Gjonaj në Has do të përfitojë nga investimet e MKRS-së në infrastrukturën sportive

Gjonaj në Has do të përfitojë nga investimet e MKRS-së në infrastrukturën sportive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga deputeti Nezir Çoçaj, vizituan klubin futbollistik “Drini i Bardhë” në Gjonaj të Hasit.

Gashi me kryesinë e klubit bisedoi për sfidat dhe problemet infrastrukturore me të cilat përballet klubi hasjan me traditë shumëvjeçare.


Mungesa e një fushe sportive për përgatitjen e lojtarëve, por edhe për zhvillimin e garave e ndeshjeve si dhe organizimi i turneve ishte brengë e sportdashësve të këtij lokaliteti.

Gashi u zotua se Ministria e Sportit dhe ai vet si ministër do të angazhohen që gjatë këtij viti të fillojnë të investojmë në rregullimin e fushës sportive të fshatit Gjonaj, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

“Ministria do të investojë në Gjonaj, me qëllim që KF Drini i Bardhë të këtë hapësirën e duhur për zhvillimin dhe masivizimin e sportit dhe aktivizimin e të rinjve të trevës së Hasit, e cila ka talente të jashtëzakonshëm e sportistë të dalluar”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndërkaq, udhëheqësit e klubit dhe futbollistët e mirëpritën zotimin e ministrit për të investuar në infrastrukturë në mënyrë që sportistët dhe të rinjtë hasjanë të kenë një vend të standardeve për të ushtruar e zhvilluar aktivitetet e tyre futbollistike.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori