LAJMI I FUNDIT:

Gjobitet një 44-vjeçare në Ferizaj për tejkalim në vijë të plotë

Gjobitet një 44-vjeçare në Ferizaj për tejkalim në vijë të plotë

Një 44-vjeçare është gjobitur nga policia në Ferizaj pasi e njëjta është incizuar duke tejkaluar në vijë të plotë.

Përmes një komunikate për medie, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, e cila me automjetin e të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , ne një rrugë të qytetit të Ferizajt.


“Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë”, thuhet në komunikatë.

Tutje policia sqaron se “e ftoi qytetaren G.B (F/SH/K) 44 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe ajo, në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori