LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten 211 shoferë për tejkalimin e shpejtësisë në Maqedoni

Gjobiten 211 shoferë për tejkalimin e shpejtësisë në Maqedoni

MPB gjatë ditës së djeshme (18.08.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të gjobitur shoferët që tejkalojnë shpejtësisë, me ç’rast janë gjobitur 211 prej tyre.

Prej tyre 13 mjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.


Në të njëjtën kohë, 96 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë brenda vendbanimeve, ndërsa 115 jashtë vendbanimeve./Telegrafi/