LAJMI I FUNDIT:

Gjithmonë i pari, njeriu i historisë (Foto/Video)

Gjithmonë i pari, njeriu i historisë (Foto/Video)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, gjithmonë di si të gjejë rrugën e golit për ta shkruar emrin e tij në historinë e futbollit kosovar.

Gjilanasi edhe pse 32 vjeç vazhdon të jetë në formë të mirë si me skuadrën e tij St. Gallen, po ashtu edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.


Bunjaku që për rastësi ka emrin dhe mbiemrin e njëjtë me përzgjedhësin e Kosovës, mbetet sulmuesi kryesor i yni.

bunjaku 55

Ai në katër ndeshje të zhvilluara për Kosovën vetëm në një nuk ka shënuar. Ndeshja e parë që i shkoi pa gol është ajo kundër Haitit (0-0), transmeton Telegrafi. .

Ai është autor i golit të parë kosovar që kur Kosova filloi të zhvilloj ndeshjen nën vëzhgimin e FIFA-s. Bunjaku shënoi kundër Turqisë në humbjen 6-1.

Sulmuesi që ka mbrojtur edhe ngjyrat e Zvicrës në gjashtë ndeshje, shënoi pas disa ditësh edhe kundër Senegalit ne humbjen 3-1.

Ai mungoi në disa ndeshje për tu kthyer me Kosovën përsëri në ndeshjen me Ishujt Faroe. Kjo ishte ndeshja e parë që kur Kosova u pranua me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

Ai përsëri u bë pjesë historisë duke marrë mbi supe skuadrën që kishte mbetur me dhjetë lojtarë në fushë. Një harkim të bukur të Leart Paçaradës e ktheu në gol me kokë. Ky ishte goli i tij i tretë, por i dyti që u fut në histori të futbollit kosovar.

Bunjaku pritet që të jetë njëri ndër lojtarët kryesor që do ta udhëheq Kosovën drejt kualifikimeve për në Rusi 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori