LAJMI I FUNDIT:

Me gjithë transferimet e Rice, Havertz e Timber – afati kalimtar nuk është mbyllur ende për Arsenalin

Me gjithë transferimet e Rice, Havertz e Timber – afati kalimtar nuk është mbyllur ende për Arsenalin
(Foto: Arsenal FC)

Mikel Arteta ka lënë të kuptohet se Arsenali akoma nuk ka mbaruar punë në tregun e transferimeve në këtë afat kalimtar.

Topçinjtë kanë bërë investime të mëdha këtë verë duke shpenzuar më shumë se 200 milionë funte (233 milionë euro) në transferimin e lojtarëve, si Declan Rice (nga West Ham Unitedi), Kai Havertz (nga Chelsea) e Jurrien Timber (nga Ajaxi).

Megjithatë, duket se klubi anglez do të vazhdojë të bëjë biznes në këtë afat kalimtar, pasi trajneri synon ta përforcojë më shumë skuadrën, në mënyrë që të konkurrojë sërish për titullin e Ligës Premier në edicionin e ri.


E pyesin për Havertzin dhe Xhakën - Arteta jep përgjigje interesante për dallimet mes dyshes
Lexo po ashtu E pyesin për Havertzin dhe Xhakën - Arteta jep përgjigje interesante për dallimet mes dyshes

“Të shohim. Ka edhe shumë kohë në afatin kalimtar dhe shumë pritshmëri në disa prej lojtarëve tanë, po ashtu. Do të shohim si do të zhvillohen gjërat në javët në vijim. Do të qëndrojmë të alarmuar. Ka akoma kohë për të bërë gjëra dhe ka po ashtu kohë edhe për largime. Jam i sigurt se gjërat do të lëvizin”, ka deklaruar Arteta.

Largimi i Granit Xhakës dhe interesimi për futbollistët, si Folarin Balogun e Thomas Partey, mund ta ndryshojë strukturën e skuadrës. Për më shumë, Nicolas Pepe e Cedric Soares mund të mos jenë më pjesë e planeve të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori