LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që është ditur për Biblën, po del të jetë e pavërtetë?!

Gjithçka që është ditur për Biblën, po del të jetë e pavërtetë?!

Duke përdorur analizën algoritmike të dorëshkrimeve, ekspertët kanë studiuar 16 mbishkrime në copat e thyera të qeramikës në shkretëtirën Arad, ndërsa u zbulua se ato janë shkruar në shekullin VI para Krishtit, pra para erës sonë. Mbishkrimet, të cilat ishin shkruar nga gjashtë autorë të ndryshëm, dëshmojnë nivel shumë më të lartë të shkrim-leximit të mbretërisë së lashtë të Judesë nga ajo që ishte menduar më parë.

Studimi, i kryer nga një ekip nga Universiteti i Tel Avivit, u publikua në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Studimi është vazhdim i një debati që me vite ndodh tek komuniteti shkencor se nga ku kanë ardhur tekste biblike dhe se a janë shfaqur ato para apo pas rrethimit të Babilonisë dhe shkatërrimit të Jerusalemit në vitin 586 p.e.s., transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët theksojnë se tekstet e gjetura nuk janë tekste biblike, por shënime për lëvizjet e trupave dhe për kostot e luftës, ndërsa sugjerojnë se ato janë shkruar nga shkruesit profesionalë.

Është ky detaj që tregon një shkallë të lartë të shkrim-leximit midis kombeve, gjë që tregon se Bibla ndoshta nuk është shkruar nga njerëzit që kanë qenë të angazhuar për të shkruar. Ekspertët vërejnë se pas rënies së mbretërisë së Judesë, niveli i arsimimit të tillë regjistrohet vetëm rreth vitit 200 p.e.s.

Në vitet e fundit, shumë shkencëtarë kanë ardhur në përfundim se tekstet biblike janë shkruar pas rrethimit dhe shkatërrimin e Jerusalemit. U gjet se tregimet e Biblës që rezultojnë nga persekutimet e Babilonisë, poetët vendosën që fatin e tyre të trishtuar ta vënë në pergamenë.

Por, për një kohë të gjatë ka insinuata se tekstet biblike janë shkruara rreth shekullit të shtatë p.e.s. në Jerusalem dhe kjo provë shkon në favor të kësaj teorie.

“Për herë të parë ne kemi diçka empirike në duart tona”, ka thënë një nga shkencëtarët.

Ekipi i ekspertëve të përbërë nga studentët e doktoratës të matematikës së aplikuar, profesorë të matematikës, arkeologëve dhe fizikanë kanë përdorur metoda të reja për përpunimin e imazhit dhe analizën e dokumenteve, si dhe mekanizma për deshifrimin e algoritmeve që u mundësoi atyre të identifikojnë një numër të vogël të autorëve në sasinë e caktuar të teksteve.

Studimi tregon një nivel të lartë të arsimimit në të gjitha fushat e hierarkisë ushtarake – nga gradat më të larta deri te më të voglat – që do të thotë se disa nga tekstet biblike mund të jenë shkruar shumë më herët sesa ishte menduar më parë. Madje, para shkatërrimit të tempullit të parë në Jude. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se deri në atë kohë disa tekste veç janë shkruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori