LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini rreth duelit ndërmjet Dereck Chisoras dhe Senad Gashit

Gjithçka që duhet të dini rreth duelit ndërmjet Dereck Chisoras dhe Senad Gashit
Carlos Takam dhe Senad Gashi (Foto: Getty Images/Guliver)

Dereck Chisora dëshiron një tjetër duel të nivelit të lartë në kategorinë e peshave të rënda, mirëpo fillimisht duhet ta kalojë pengesën e quajtur Senad Gashi.

Humbja nga Dillian Whyte ishte një hap prapa për 35-vjeçarin, i cili fillimisht e kishte menduar pensionimin, por menjëherë u tërhoq nga ai vendim dhe tash planifikon të përballet me ish-kampionin e WBO-së, Joseph Parker ose të pamposhturin Oleksandr Usyk.


Derek Chisora (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Gashi i ka fituar 15 nga 17 meçet e tij profesionale dhe të gjitha triumfet i ka arritur me nokaut. Dy humbjet e tij janë nga Carlos Takam (të cilin e ka mposhtur Chisora në vitin e kaluar) dhe Tom Schwarz (i cili përballet me Tyson Furyn gjatë verës që vjen).

Të gjitha lajmet nga Boks
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Boks
Senad Gashi në duelin ndaj Carlos Takam (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Vendi i meçit
O2 Arena, Londër

Data
20 prill (e shtunë)

Koha
Duelet paraprake fillojnë rreth orës 20:00 (me kohën tonë), ndërsa meçi kryesor pritet të fillojë rreth orës 23:00 (me kohën tonë)

Parashikimi
Chisora e fiton duelin me nokaut teknik.

/Telegrafi/

Senad Gashi: Njerëzit do të flasin një kohë të gjatë për meçin ndaj Chisoras
Lexo po ashtu Senad Gashi: Njerëzit do të flasin një kohë të gjatë për meçin ndaj Chisoras