LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa50.com hapet për e-commerce në Kosovë – me TOP brende dhe produkte

Gjirafa50.com hapet për e-commerce në Kosovë – me TOP brende dhe produkte

Kompania Gjirafa, Inc., sjell inovacionin e radhës të ekonomisë digjitale për tregun tonë: e-commercin (dyqan online) e parë të specializuar në top produktet e teknologjisë: https://gjirafa50.com.

Nga tani mjafton të keni qasje në internet dhe mund të blini top 50 produktet teknologjike online pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia, me çmimet më konkurruese në tregun e Kosovës.


Çka ofron Gjirafa50.com?

– Top 50 produkte të teknologjisë, si: telefona Apple (iPhones), laptop Mac, laptop Lenovo, Asus, dhe Rog, kamera Canon, TV Sony deri në 50” Full HD 3D, PlayStation 4, Beats By Dr. Dre 2, Intel produkte, e shumë të tjera

– Të gjitha produktet e reja kanë garancion nga vetë prodhuesit

– 100 për qind origjinale; të garantuara në origjinalitet

– Me transport falas nga 24-72 orë

– Me pagesa online me kartela bankare, para në dorë gjatë dorëzimit, apo me mundësi marrje në pikën e Gjirafa50 në Prishtinë

– Shërbim të pakrahasueshëm për klientët

– Çmimet më konkurruese në treg, ku përfshihet TVSH-ja dhe dogana

– Stoku dhe koha e limituar…

Andaj, nxitoni!

Në të gjithë botën ka pasur një rritjetë shprehisë së blerjes online. Ky trend padyshim ka përcjell edhe shqiptarët të cilët nga viti në vit po dyfishojnë blerjet e tyre online, për shkak të sigurisë që ofrojnë bankat përmes sistemit të sigurt “3D secure”.

Ndërkaq, problemeve dhe eksperiencës jo shumë të mirë që shqiptarët kanë pasur gjatë blerjeve online përfundimisht i ka ardhur fundi përmes https://gjirafa50.com. Kjo për shkak se për herë të parë pagesa mund të bëhet brenda një minute nga shtëpia, produkti arrin brenda 24 deri në 72 orë dhe nuk do të keni nevojë të shkoni në doganë për ta zhdoganuar produktin.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë, shumë shpejtë gama e produkteve do të zgjerohet deri në 200 mijë produkte, ku përveç teknologjisë do të ketë veshmbathje dhe produkte tjera nga top prodhuesit botëror. /Telegrafi/