LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa dhe Ambasada Amerikane në Kosovë ju sjellin një quiz të veçantë: Tap n’USA

Gjirafa dhe Ambasada Amerikane në Kosovë ju sjellin një quiz të veçantë: Tap n’USA

Gjirafa.com dhe Ambasada Amerikane në Kosovë sjellin një quiz shumë të veçantë, i cili transmetohet LIVE të premten, me 3 Korrik,  një ditë para festës së madhe. Festa e Pavarësisë së Amerikës fillon me Tap n’USA.

Para 244 vjetësh, në Philadelphia të ShBA-ve, 56 delegatë të Kongresit të Dytë Kontinental vendosën nënshkrimet e tyre në fletën e cila deklaronte Amerikën shtet të pavarur. Sot, kjo ditë festohet jo vetëm në Amerikë, por edhe në shtetet mike të saj, në shenjë mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e tyre përgjatë historisë. Në këtë listë futet edhe Kosova, sheshet e të cilës më 4 Korrik mbushen me flamuj të Amerikës, e muzika e festa nuk ndalet.


Një ditë para festës, pra me 3 Korrik prej ora 20:00, Gjirafa dhe Ambasada Amerikane në Kosovë do të organizojnë një quiz shumë argëtues, të cilin e kanë titulluar Tap n’USA.

Regjistrimi në quiz ka filluar, regjistrohuni këtu.

Çka është Tap n’USA?

Në gjirafaVideo, më 3 Korrik, nga ora 20:00 fillon quizi kushtuar Ditës së Pavarësisë së Amerikës, ku lojtarët e regjistruar mund të luajnë live nga pajisja e tyre.

Tap n’USA do t’i ketë 15 pyetje të ndara në 3 kategori. Pyetjet do të jenë për Amerikën, ku në fund lojtarët mund të fitojnë shpërblime simpatike e interesante.

Tap n’USA do të udhëhiqet nga aktori i dashur Armend Smajli, e fituesit e parë të quizit do të kenë mundësi që në Ambasadën Amerikane të fotografohen me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Regjistrimi për Tap n’USA është hapur nga tani, e do të vazhdojë të mbetet i hapur deri në fillim të lojës, pra të premten, nga ora 20:00.

Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të ndiqni hapat më poshtë që të regjistroheni:

Hyr në GjirafaVideo.com

Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa

Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike

Shkon në seksionin LIVE TV

Klikon mbi videon e parë live – Tap n’USA

Klikoni mbi butonin “Hyr në quiz”, i cili gjendet poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi

Bëhu gati për lojë.

Regjistrohu tani duke klikuar këtu.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori