LAJMI I FUNDIT:

Gjini sqaron takimin në Tiranë dhe fotografinë e Sveçlës me Gjuriqin

Gjini sqaron takimin në Tiranë dhe fotografinë e Sveçlës me Gjuriqin

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i ka quajtur të ekzagjeruar akuzat në adresë të anëtarit të VV-së, Xhelal Sveçla për qëndrimin bashkë në një tavolinë me Marko Gjuriqin – drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, gjatë konferencës së organizuar nga CIG në Tiranë.

Ardian Gjini, i cili ishte bashkëpjesëmarrës në këtë konferencë, tha se kur kanë marrë ftesë nga CIG, ata nuk e kanë ditur se kush do të jenë përfaqësuesit politik të partive në Ballkan.


Megjithatë u shpreh, për KosovaPress, se kritika ka qenë më shumë te deklarimet e mëhershme të VV-së karshi zyrtarëve serbë, sesa te pjesëmarrja e Sveçlës në tryezë bashkë me Gjuriqin, në konferencën rajonale.

“Ka qenë temë tejet e ekzagjeruar. E kam pasur një ndjenjë që më tepër ka qenë e fokusuar te Sveçla, i cili ka qenë përfaqësues shumë korrekt i VV-së në takim. Po ka qenë e fokusuar në atë, cilat kanë qenë deklarimet e mëparshme të VV-së, e jo për shkak të pjesëmarrjes së tij”, thotë Gjini.

Sveçla tregon arsyen e uljes në një tavolinë me Gjuriqin
Lexo po ashtu Sveçla tregon arsyen e uljes në një tavolinë me Gjuriqin

Nënkryetari i AAK-së nuk e përjashton mundësinë që edhe në të ardhmen të qëndrojë bashkë në një konferencë me zyrtarët e Serbisë.

“Do të ketë kësi lloj takime në të ardhmen. Shoqëria jonë është mësuar me këto lloj takime”, thotë ai.

Gjini, duke arsyetuar edhe prezencën e tij në tryezë me Gjuriqin, thotë se konferenca e CIG është ndërkombëtare dhe në aspektin e përfaqësuesve politikë.

Gjuriq: Fotografinë me Sveçlën e ka bërë PDK-ja, qëllimi i tyre është konflikti i brendshëm politik
Lexo po ashtu Gjuriq: Fotografinë me Sveçlën e ka bërë PDK-ja, qëllimi i tyre është konflikti i brendshëm politik

“Është një konferencë ndërkombëtare, në të cilën përfaqësuesit e partive politike ftohen. Partitë politike janë të njoftuara se ato ftohen në takime të tilla. Ato nuk pyesin se kush janë përfaqësuesit e partive tjera, ato kanë qenë në kapacitet të përfaqësuesve partiakë”, thotë ai.

Tri ditët e fundit shumë akuza janë adresuar në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarit të saj, Xhelal Sveçla për qëndrim në një tavolinë me Marko Gjuriq në kuadër të konferencës për bashkëpunim rajonal në Tiranë, ku po merrnin pjesë edhe përfaqësuesit tjerë politikë të vendeve të rajonit./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori