LAJMI I FUNDIT:

Gjinekologët në Maqedoni kanë shitur ilaç vdekjeprurës për 800 euro (Video)

Gjinekologët në Maqedoni kanë shitur ilaç vdekjeprurës për 800 euro (Video)

Ekzistojnë dyshime se gjinekologët amë për shumën e 500 deri 800 eurove në të zezë kanë shitur ilaç vdekjeprurës, nga i cili javën e kaluar një shtatzënë mezi shpëtoi, ndërsa foshnja e saj ndërroi jetë. Ky ilaç nuk është i regjistruar në shtet, ndërsa në ato fqinje shitet për 10 deri 15 euro, thonë nga Klinika për Gjinekologji.

“Mjekët e shesin në ordinanca për 500 deri 800 euro. Ka dyshime edhe për raste tjera, por pacientet nuk e pranojnë”, tha Viktorija Jovanovska, drejtoreshë e Klinikës për Gjinekologji.


Jovanovska potencoi se gjinekologët të cilët e kanë shitur ilaçin për gruan e cila ka dashur ta ndërpresë shtatzëninë në muajin e tetë, e kanë ditur se foshnja do të vdesë, por është dashur të dihet edhe rreziku i jetës së nënës.

Ekipi kujdestar mezi arriti ta shpëtojë pacienten, e cila kishte gjakderdhje dhe ka pasur rrezik të përfundojë me fatalitet. Bëhet fjalë për një vajzë 24-vjeçare, e cila nuk ka dashur të lindë, pasi ka pasur probleme familjare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mjeku e ka ditur se foshnja do të vdesë, ndërsa ekipi kujdestar nuk e ka ditur për çfarë bëhet fjalë përderisa pacientja vetë nuk e ka pranuar. Ka pasur rrezik që rasti të përfundojë me vdekje të pacientes, ku më pas do të akuzohej gjinekologu kujdestar në Klinikë”, tha Jovanovska.

Nga Klinika thonë se pacientja e ka treguar në deklaratë emrin e gjinekologut, i cili ia ka dhënë ilaçin dhe presin që Inspektorati Shtetëror dhe Sanitar rastin ta paraqet në polici. Në Klinikë kanë njohuri edhe për raste tjera, por pacientet nuk pranojnë se kanë marrë këtë ilaç.

Përndryshe, dyshimet e para nga inspektimi që punon në rastin e katër foshnjeve të vdekura për një natë, janë se faktori njeri nuk është shkak për vdekjen e tyre.

Komisioni të enjten duhet të deklarohet edhe për përgjegjësinë e pediatrit kujdestar, i cili ka dalur nga puna dhe është kthyer kur njëra prej foshnjeve ka qenë para vdekjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori