22-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Zurichun dhe nuk ka pranuar të vazhdoj atë edhe pse rinovimi iu është ofruar.

Mbrojtësi shtatlartë ka zgjuar interesimin e gjigantit italian, Lazio, skuadër e cila dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.


Vlera e mbrojtësit nga Tërnoci sillet rreth katër milionë euro, por pasi është në vitin e fundit të kontratës Lazio mund ta transferojë për 1.5 milionë euro.

Gjimshiti është pjesë e rregullt e Kombëtares shqiptare, ndërsa në Zurich ka filluar karrierën teksa në vitin 2012 është futur në skuadrën e parë. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app