LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, një i mitur ia vjedh armën dajës dhe e shet

Gjilan, një i mitur ia vjedh armën dajës dhe e shet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e enjte në Gjilan.

Siç njofton policia, nipi ka vjedhur armën dajës së tij, transmeton Telegrafi.


“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në banesën e tij i është vjedhur arma me shtatë fishekë (dyshohet nga nipi i tij–i mitur). Pas hetimeve të zhvilluara është kuptuar se i dyshuari pistoletën e kishte shitur. Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës dhe 3 gëzhoja të pistoletës që dyshohet se janë shkrepur si provë gjatë ndërrimit-shitjes së pistoletave”, theksohet në komunikatë.

Po ashtu i dyshuari i dytë e ka dorëzuar armën me 4 fishekë. Nga një i dyshuar tjetër i mitur gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar arma dhe një fishekë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/