LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, arrestohen pesë persona për kontrabandim me migrantë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

Gjilan, arrestohen pesë persona për kontrabandim me migrantë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarit G.V., S.K., G.E., F.V. dhe A.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa sot, ndaj tyre ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, në afat prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari G.V., më 12 prill 2019, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, me qëllim të përfitimit pasuror, ka tentuar që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me veturën e tij të markës ‘Audi’, t’i transportonte në Zvicër, ku paraprakisht ishin marrë vesh për mënyrën e kryerjes dhe përfitimit, mirëpo me rastin e kontrollimit në pikën kufitare, është konstatuar se të njëjtit posedonin dokumente të falsifikuara.


“Në këtë mënyrë, i pandehuri G.V., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, të pandehurit S.K., G.E., F.V., dhe A.SH., dyshohet që më 10 prill 2019, te qendra tregtare ‘’Jora Center’’, afër aeroportit të Prishtinës, me qëllim të përfitimit pasuror dhe shfrytëzimit të dokumentit si origjinal, kanë ndryshuar dhe kanë përdorur dokumentet e falsifikuara si origjinale, në atë mënyrë që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me dije i kanë përdorur letërnjoftimet e falsifikuara italiane, të cilët i kanë blerë nga 1300 – 1500 euro, nga i pandehuri G.E., të cilat i njëjti i kishte siguruar nga i pandehuri S.K. Me këto veprime, të pandehurit S.K., G.E., F.V. dhe A.SH., dyshohet që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’ të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, i dyshuari S.K., dyshohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi që ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila gjatë bastisjes iu është sekuestruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori