Ilustratori Dudolf, që është popullarizuar shumë në Facebook për ilustrimet që fshehin brenda enigma, ka sjellë një tjetër sfidë, pikërisht për Vitin e Ri.

Në një ilustrim, ai ka vënë shumë Babagjyshër, si dhe shtatë objekte tjera që kanë të bëjnë me festën, gjetja e të cilave nuk është aspak e lehtë, transmeton Telegrafi.

Me Babagjyshërve të buzëqeshur, është edhe një lodër në formë të tyre por që duket shumë i mërzitur. Ariu polar, dordoleci, dy ndihmës të Babagjyshit, molla dhe një zile, janë objektet që kërkohen të gjinden.

Shumë Babagjysh, por mes tyre ka edhe diçka tjetër

Derisa është mjaft e vështirë të gjinden brenda një kohe të shkurtër, disa kanë thënë se kanë arritur që t’i gjejnë se ku ndodhen.

Objektet që kërkohej t’i gjenit

Por, nëse jeni në mesin e atyre që mund po mund t’i gjeni, mund të shikoni në imazhin ku të gjithë janë errësuar, ndërsa shfaqen vetëm këto objekte. /Telegrafi/