Heung-min Son dhe Koreja e Jugut ishin të pikëlluar pas fitores prej 3-2 të Ganës në ndeshjen e raundit të dytë në fazën grupore të Kampionatit Botëror.

Pas përfundimit të takimit në Education City Stadium, përzgjedhësi i ekipit afrikan, Otto Addo, u përpoq ta ngushëllonte yllin e Tottenham Hotspur.

Mirëpo, jo të gjithë anëtarët e stafit të trajnerëve të Ganës kishin aq shumë respekt për të.

Njëri prej anëtarëve të stafit të ekipit kundërshtar e shfrytëzoi rastin dhe u përpoq të bënte ‘selfie’ me Heung-min Son gjatë kohës kur kapiteni i Koresë së Jugut ishte mjaft i shqetësuar.

Kjo nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të futbollit, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale pas këtij gjesti të ulët. /Telegrafi/

Reklama
Reklama

(Foto: Twitter/Olt Sports)

(Foto: Twitter/Olt Sports)