LAJMI I FUNDIT:

Gjestet që ju bëjnë të dukeni person me vetëbesim

Gjestet që ju bëjnë të dukeni person me vetëbesim
(Foto: Graceful Story)

Relaksoni fytyrën

Vetullat e rrudhura, dhëmbët e shtrënguar dhe koka e ulur mund të jenë shenja që mungon vetëbesimi. Herën tjetër që do të jeni ankthioz, por nuk doni ta shfaqni atë, kushtojini vëmendje fytyrës tuaj: merrni frymë thellë dhe përpiquni të relaksoni shprehjen e fytyrës. Një frymëmarrje e lehtë është një sinjal që personi ka nevojë të qetësojë nervat dhe gjithashtu një transmetim i ankthit.

Qëndroni drejt

Kjo është e dukshme. Tipikisht, individët që kanë mungesë vetëbesimi do të rrinë shtrembër, me supet të përkulur përpara. Në mënyrë të pavetëdijshme ne rrimë shtrembër që të dukemi më të vegjël dhe të padukshëm. Për t’i bindur të tjerët që jeni rehat me veten, qëndroni drejt dhe sigurohuni që duart tuaja të jenë poshtë. Arsyeja se pse duart duhet të jenë poshtë është për të dhënë një shenjë bindjeje.

Si të ndaloni së interesuari se çfarë mendojnë të tjerët për ju
Lexo po ashtu Si të ndaloni së interesuari se çfarë mendojnë të tjerët për ju

Është një e dhënë se qëndrimi i mirë u komunikon të tjerëve vetëbesim dhe është gjëja e parë që tregon për një person, dhe ju e dini që një person i tillë mund t’ju bëjë të ndiheni mirë. Kur uleni dhe qëndroni drejt, do të kalojë më shumë oksigjen në tru, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni të shëndetshëm, energjikë dhe do të shpëtoni nga toksinat. Kështu që është 2 herë fitore.

Buzëqeshni

Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e buzëqeshjes. Buzëqeshja komunikon vetëbesim dhe ju bën më tërheqës. Duke parë dikë që buzëqesh shkakton një reaksion kimik që redukton stresin dhe rrit sasinë e transmetuesve “të të ndjerit mirë” në tru.. Është ngjitëse dhe të tjerët mund t’ju kthejnë buzëqeshjen, pra ju përfitoni nga disa efekte pozitive.

Si t’i ndihmoni një fëmije të turpshëm: Tre hapa deri te vetëbesimi
Lexo po ashtu Si t’i ndihmoni një fëmije të turpshëm: Tre hapa deri te vetëbesimi

 Anoni kokën

Në një mjedis më intim, si për shembull në një takim ku ju doni të përcillni vetëbesim, por njëkohësisht të jeni dhe tërheqës, mbani kontaktin me sy, të mbështeteni ndërkohë që jeni duke folur dhe të anoni kokën në krahë të majtë, gjë që të bën më tërheqëse. Duke e rrotulluar kokën në krahë të djathtë ju tregoni vetëbesim. Është diçka që duhet mbajtur mend dhe për intervistën e radhës.

Tri arsye se përse duhet ta dashuroni vetveten
Lexo po ashtu Tri arsye se përse duhet ta dashuroni vetveten

Jepni shenja të padukshme

Në fund të ditës, shenjat e padukshme do të jenë po aq të forta sa ato të dukshmet. Parfumi është një nga faktorët kryesorë të tërheqjes, dhe mund t’ju bëj gjithashtu të ndiheni me më shumë vetëbesim. /KosovaPress/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori