LAJMI I FUNDIT:

Si t’i ndihmoni një fëmije të turpshëm: Tre hapa deri te vetëbesimi

Si t’i ndihmoni një fëmije të turpshëm: Tre hapa deri te vetëbesimi

Ju kujtohen vogëlushët të cilët në stërvitjet në futboll apo në vallëzim fshihen pas nënave të tyre derisa ato provojnë t’i bindin që t’u bashkohen të tjerëve?

Po fëmijët që rrinin mënjanë në festat e ditëlindjeve, ndërsa të gjithë të tjerët kërcenin?


Ja një e vërtetë e trishtuar: shumë prej tyre edhe sot janë ende të tillë. Disa edhe më shumë janë tërhequr në botën e tyre në të cilën nuk e lejojë askënd.

Mbase si fëmijë edhe vetë keni qenë të turpshëm, mirëpo, kjo gjithsesi nuk është diçka që ua dëshironi fëmijëve tuaj, transmeton Telegrafi.

Fëmijët e turpshëm janë të tillë, në rend të parë, sepse frikohen që mos do t’i përqeshin të tjerët nëse nuk do të jenë mjaftueshëm të mirë në ndonjë gjë, edhe pse në shumicën e rasteve për këtë gjë nuk ka një arsye reale për të.

Prezantoni fëmijës gjërat e reja si diçka pozitive

Të provuarit e gjërave të reja për disa vogëlushë mund të jetë e frikshme. Mirëpo, kjo nuk është e thënë të jetë ashtu nëse fëmijës ia prezantoni atë si diçka pozitive. Mund t’ia zbuloni që edhe juve ju është nevojitur një kohë të bëheni të mirë në diçka që tani lehtë e bëni.

Pyeteni çfarë është ajo që gjithmonë ka dashur ta provojë, porse është frikësuar, gjë që mundeni bashkërisht ta provoni. Tregoni se një gol i dështuar apo një garë e humbur nuk do të thotë disfatë deri në fund të jetës, por për të hapur dyert për mundësi të reja.

Hidhni hapa të vegjël

Nuk është e mundur të “ngarkosh” besimin në shpinë brenda natës. Ju mund të dëshironi ta shtyni fëmijën tuaj në fushën e futbollit dhe të vraponi në tribuna, por kjo është qasja e gabuar. Duhet të ndërtohet besimi dhe është diçka që nuk mund të nxitohet.

Fëmija juaj duhet të jetë mjaft i sigurt në vetvete për t’u kënaqur me diçka. Ndoshta do të jetë më e lehtë për të voglin tuaj nëse vëllai ose shoku i tij më i mirë vrapon me të në fushë. Fëmijët zakonisht janë shumë më të gatshëm të marrin pjesë në diçka nëse kanë dikë që e njohin pranë tyre.

Inkurajoni fëmijën tuaj të shoqërohet me fëmijët e tjerë

Siç e kemi theksuar tashmë, miqësitë janë ato që i ndihmojnë fëmijët të hapen me botën përreth tyre. Miqtë e mirë mund ta ndihmojnë të voglin tuaj të turpshëm të jetë më i guximshëm dhe i gatshëm për të provuar gjëra të reja.

Me një ftesë të thjeshtë nga një mik për t’u bashkuar me ta në lojë, fëmija mund të harrojë ndjenjën e turpit dhe ta shijojë vërtet atë. Si prind, ju mund të kontribuoni në këtë duke i ftuar miqtë e fëmijës suaj që të shoqërohen më shpesh dhe duke folur me ta për miqësinë. /Telegrafi/