LAJMI I FUNDIT:

Gjermania i thotë Rusisë se po bën “akt armiqësor”: “Lufta” gjermane për bullgaren në krye të OKB-së

Gjermania i thotë Rusisë se po bën “akt armiqësor”: “Lufta” gjermane për bullgaren në krye të OKB-së

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Schaefer, e ka vlerësuar si “akt armiqësor” veprimin kur Rusia “paraqiti të dhëna objektivisht të rrejshme”.

Një ditë më parë, një zëdhënëse e diplomacisë ruse, Maria Zakharova, tha se në Samiti e G20-shit në fillim të shtatorit, Moska ia bëri të qartë kancelares gjermane Angela Merkel se është e papranueshme çdo përpjekje e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë për të ushtruar presion mbi Bullgarinë.


Kjo po ndodh derisa Sofja zyrtare, siç raportojnë disa media, në momentin e fundit po punon në ndryshimin e kandidates për Sekretare të Përgjithshëm të OKB-së. Thuhet se fjala është për tërheqjen e shefes së UNESCO-s, Irina Bokova, dhe propozimin e nënkryetares së Komisionit Evropian, Kristalina Georgieva, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Komisionit të hënën nuk pranoi të komentojë spekulimet e shtypit. Ndërsa, zëvendëskryeministrja e Bullgarisë, Rumiana Bachvarova, tha të hënën se kandidatura e Bokovës jep pak shpresa për sukses dhe se informacionet e reja jepen në ditët në vijim.

Në garën për ta pasuar Ban Ki-moonin janë dhjetë kandidatë, ndërsa asgjë nuk e pengon kandidaturën në minutën e fundit – edhe pse procesi i emërimit tashë ka filluar.

Emri i ardhshëm i Sekretarit të Përgjithshëm duhet të dihet në fillim të tetorit.

Pas katër votimeve të Këshillit të Sigurimit, ish-kryeministri portugez, Antonio Guterres, është ende lider në mesin e kandidatëve që duan të trashëgojnë Banin nga janari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori