LAJMI I FUNDIT:

Gjermania paralajmëron Rusinë, Lambrecht: Vladimir Putin nuk duhet të bëjë pazar në ‘Champs Elysees’

Gjermania paralajmëron Rusinë, Lambrecht: Vladimir Putin nuk duhet të bëjë pazar në ‘Champs Elysees’

Sanksione më të ashpra duhet të vendosen ndaj presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e trupave në kufirin ukrainas, tha ministrja e re e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht për të përjavshmen Bild am Sonntag.

Siç shton ajo, Putin duhet “personalisht të ndjejë pasojat” e veprimeve të tij dhe të mos lejohet të “bëjë më pazar në Champs Elysees në Paris”.


Ndërsa, Moska po grumbullon trupat ushtarake pranë kufirit ukrainas, shqetësimet për një ofensivë të mundshme të planifikuar në vend janë rritur.

Bashkimi Evropian dhe shtatë vendet më të fuqishme të botës (G7) e kanë paralajmëruar Rusinë për “pasoja masive” në rast të një sulmi ndaj Ukrainës.

E pyetur nëse BE-ja duhet të rishikoj gjithashtu gazsjellësin rus “Nord Stream II” për sanksione të mundshme, Lambrecht tha se bllokut do t’i duhet “të përdorë kutinë e tij të plotë të mjeteve”.

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock premtoi gjithashtu “pasoja të ashpra diplomatike” dhe ekonomike në rast të agresionit rus.

Ministri gjerman i Ekonomisë paralajmëron 'pasoja të rënda' për gazsjellësin rus 'Nord Stream II'
Lexo po ashtu Ministri gjerman i Ekonomisë paralajmëron 'pasoja të rënda' për gazsjellësin rus 'Nord Stream II'

Baerbock dërgoi një nga sekretarët e saj të shtetit në Ukrainë. Sipas Ministrisë së Jashtme, hapi përcjell solidaritetin e Gjermanisë me Ukrainën.

Lambrecht nuk përjashtoi dërgimin e ushtarëve gjermanë në Ukrainë, por tha se çdo hap i ndërmarrë do të duhej të koordinohej ngushtë me partnerët e NATO-s dhe “të gjitha opsionet e tjera, duke përfshirë sanksionet ekonomike dhe diplomacinë” duhet së pari të shteren.

Komentet erdhën përpara udhëtimit të parë jashtë vendit të Lambrecht në detyrë. Të dielën, ajo udhëtoi për në Lituani, ku u takua me homologun e saj Arvydas Anusauskas dhe vizitoi ushtarët gjermanë të NATO-s.

“Ne qëndrojmë të vendosur në krah të partnerëve dhe miqve tanë”, tha Lambrecht gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

Ministrja ripohoi gjithashtu angazhimin e qeverisë së re për të shpenzuar 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, diplomacinë dhe ndihmën e zhvillimit të kombinuara. Ndërsa, anëtarët e NATO-s janë zotuar të shpenzojnë të paktën 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen, shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë aktualisht përbëjnë vetëm rreth 1.6 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori