LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ndahet nga Helmut Kohl

Gjermania ndahet nga Helmut Kohl

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, kancelari i bashkimit të Gjermanisë prehet tani në vendlindjen e tij në Pfalc, në Speyer. Gjatë meshës në katedralen e Speyer kupola e kishës rrezatonte ngjyrat e flamurit evropian.

“Po ndahemi nga një burrë shteti, që e donte vendlindjen e tij, Pfalcin dhe atdheun e tij Gjermaninë”, tha ipeshkvi Karl-Heinz Wiesemann, i cili hapi meshën e së shtunës në katedralen e Speyer në nderim të ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl. Shumë flamuj gjermanë, europianë dhe të landit të Pfalcit valaviteshin në Speyer. Shumë gjëra të kujtojnë, se Helmut Kohl nuk ishte vetëm gjerman e bir i Pfalcit, gjerman por edhe europian e kozmopolit.


Në mesin e 1.500 të ftuarve në katedralen e Speyer nuk ishin vetëm politikanë gjermanë, si kancelarja Angela Merkel, presidenti Frank-Walter Steinmeier, kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Junker, por edhe ish-presidenti, Bill Clinton.

Në mes të Junckerit dhe Clintonit qëndronte e veja e Helmut Kohlit, Maike Kohl-Richter. Me ose pa qëllim zgjedhja e vendit ndoshta pasqyroi edhe debatin e ditëve të shkuara. Kohl-Richter kishte refuzuar një ceremoni shtetërore për bashkëshortin e saj dhe në vend të kësaj kishte mbështetur një ceremoni të përmortshme europiane, ku fillimisht kancelarja gjermane nuk duhej të mbante fjalim. Shumë politikanë gjermanë u shprehën kundër këtij qëndrimi.

Grindje familjare reflektohet edhe në kohë zie

Edhe grindja familjare në familjen e Kohlit nuk u harrua në ato orë zie në katedralen e Speyer. Djemtë e Helmut Kohlit, Walter dhe Peter nuk u panë në katedrale. Kjo grindje errësoi ditët e shkuara aktivitetet përkujtimore për kancelarin legjendar. Djali i Kohlit e kishte refuzuar që babai nuk po varrosej pranë bashkëshortes së parë, Hannelore. Ipeshkvi Wiesemann nuk e preku drejtpërdrejt grindjen familjare, por thotë se „ai i njihte trillet dhe vështirësitë e tij, e dinte që kishte arritur shumë, por edhe se për këta gjëra të tjera duhet të vuanin. Nënkuptoi me këtë ipeshkvi familjen e Helmut Kohl?

Në katedralen e Speyer ipeshkvi Wiesemann kujton simbolikën e vendit. Këtu u fsheh Helmut Kohl në vitin 1943 nga bombat e forcave aleate. Në vitin 1998 këtu u zhvillua ceremonia e largimit si kancelar gjerman, tre vite më vonë po këtu ai u nda nga bashkëshortja e tij, Hannelore, e cila kreu vetëvrasje pas një sëmundjeje të gjatë. Në katedralen e Speyer Helmut Kohl solli personalitete nga e gjithë bota, kryeministren britanike, Margaret Thatcher por edhe presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik, Michail Gorbatchov. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori