LAJMI I FUNDIT:

Gjermania fiton ndaj Izraelit me golat e shënuar në pjesën e parë

Gjermania fiton ndaj Izraelit me golat e shënuar në pjesën e parë

Gjermania ka fituar miqësoren ndaj Izraelit me rezultat 2-0.

Ndeshja nisi me Pancerët në sulm, duke tentuar dy herë radhazi me Kai Havertz, por gjuajtjet e tij u pritën nga portieri Ofir Marciano.


Goli i parë erdhi në minutën e 36-të, kur David Raum harkoi në zonë për Havertz i cili shënoi për 1-0.

Në fundin e pjesës së parë ishte Ilkay Gundogan që asistoi te Timo Werner që shënoi për 2-0.

Rezultati ka mundur të jetë ndryshe në fund, por Gjermania dhe Izraeli humbën  nga një penallti me Thomas Muller dhe Yonatan Cohen. /Telegrafi/