Përfaqësuesja e Gjermanisë është stolisur me medalje të bronztë në Eurobasket 2022, duke e mposhtur Poloninë në ndeshje për vend të tretë me rezultat komod në fund, 82-69 (19:14, 17:9, 18:26, 28:20).
Kjo është hera e parë që Gjermania ngritet në podium të fituesve të medaljeve që prej vitit 2005 kur kishin përfunduar në vend të dytë, duke humbur finalen ndaj Greqisë në Beograd. Ndërsa prej atëherë, nuk kishin arritur fare në gjysmëfinale të evropianeve.
Dennis Schroder, lojtari më i mirë i Gjermanisë, që tash do të jetë pjesë e LA Lakers, shënoi 26 pikë e gjashtë asistime në fitore, ndërsa pos tij pikë dyshifrore shënoi edhe Johannes Voigtmann, 14, ndërsa kontribuoi edhe me nëntë kërcime e gjashtë asistime, për të qenë ndër më të dalluarit në këtë fitore të pancerëve fluturues.
Polonia e Igor Milcicit që bëri befasi të madhe në çerekfinale duke eliminuar kampionin e fundit të Evropës Slloveninë, nuk ndezi në gjysmëfinale, e as sonte, derisa Michal Sokolowski u ndalë më 18 pikë si më efikasi në ekip, e AJ Slaughter bëri double-double, të pamjaftueshëm për medalje, 10 pikë e 10 asistime. /TopSporti/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251