LAJMI I FUNDIT:

Gjermania djeg 17 milionë maska ​​për fytyrë të blera gjatë kulmit të pandemisë

Gjermania djeg 17 milionë maska ​​për fytyrë të blera gjatë kulmit të pandemisë

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë kanë djegur më shumë se 17 milionë maska kundër coronavirusit.

Numri i madh i mbulesave të fytyrës mbetën plotësisht të papërdorura pasi u blenë në fillim të pandemisë.


Qeveria e Gjermanisë u kritikua ashpër për blerjen e kaq shumë maskave, ku ishin shpenzuar gjashtë miliardë euro ndërsa e gjithë bota kërkonte furnizime mbrojtëse.

Ministrat u akuzuan për përdorimin e lidhjeve personale për të siguruar blerjet, por kjo nuk është konfirmuar, raporto metro.co.uk.

Ish-ministri i shëndetësisë, Jens Spahn i justifikoi veprimet duke pretenduar se vendi po përballej me mungesë furnizimi.

Por, tashmë gjermanët po kërkojnë mënyra për t’i ‘hequr qafe’ rreth 730 milionë maska kirurgjikale dhe 60 milion FFP-2, të cilave iu kishte kaluar afati në fund të vitit të kaluar.

Deri më tani shteti i Baden-Wuerttemberg ka shkatërruar rreth 6.1 milionë maska, ndërsa gjithsej 5.5 milionë janë djegur në shtetin e Saksonisë.

Shtetet e Rhein-Vestfalisë së Veriut dhe Mecklenburg-Pomerania Perëndimore hodhën pesë milionë, përkatësisht 656 mijë maska.

Rreth 11 shtete kanë njoftuar se ende nuk i kanë hedhur maskat për fytyrë, por kanë plane për ta bërë këtë në muajt në vijim.

Ndryshe, rajone të tjera thanë se duan të shkatërrojnë më shumë maska në të ardhmen, por parandalohen nga ligjet strikte gjermane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori