LAJMI I FUNDIT:

Gjermania jep donacion për MPB-në e Maqedonisë

Gjermania jep donacion për MPB-në e Maqedonisë

Një donacion prej 20 automjetesh të markës “Dacia” dhe “Renault” në vlerë të përgjithshme prej 287.557 euro nga Ministria e Brendshme e Republikës Federale të Gjermanisë iu dorëzua sot policisë së Maqedonisë. Automjetet, sipas Ministrisë së Brendshme, do të jepen për policinë kufitare.

“Bashkëpunimi midis dy ministrive është në një nivel shumë profesional dhe miqësor për shumë vite. Unë besoj se, si një zonë e gjerë, ne kemi potencial për të intensifikuar dhe thelluar më tej partneritetin tonë, jo vetëm për sa i përket luftës së përbashkët kundër të gjitha llojeve të krimit, por edhe në të gjitha segmentet e tjera në të cilat ndajmë interesa dhe vlera të përbashkëta në interes të qytetarëve të të dyjave vendet”, tha Ministri i Brendshëm Naqe Çulev kur pranoi donacionin e ri të automjeteve.


Ai tha se ndihmën që Gjermania ja jep vendit tonë, gjegjësisht MPB-së për kontroll dhe siguri kufitare, ka për qëllim përmirësimin e punës gjatë kontrolleve kufitare, dhe rritja e sigurisë të kufijve shtetëror./Telegrafi/