Gjermanët e Arsenalit nuk luajnë në ndeshjen e parë të LP

Mesut Ozil, Per Mertesacker dhe Lukas Podolski ishte pjesë e skuadrës së Gjermanisë që e fitoi Kampionatin Botëror në Brazil dhe strategu francez mendon se ata kanë nevojë për pushim.
Topçinjtë e fillojnë edicionin e ri në Ligën Premier më 16 gusht kundër Crystal Palace, ndërsa trajneri nuk do ta angazhoje treshen e Die Mannschaft.
“U kam dhënë një pushim të mirë, sepse kam përvojë me lojtarët që kanë qenë në finale të Kampionatit Botëror. Ata kanë nevojë për pushim”.
“Nuk mendoj se do të jenë gati për ndeshjen e parë, më 16 gusht”, ka deklaruar Wenger. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/07/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































