0Shares

Si e para nga të gjitha shoqet e mija që kisha fëmijë, unë mund të them sinqerisht se kishte gjëra që nuk ishin edhe aq të mrekullueshëm.

Shkruan: Sharon DeVellis për ‘BabyPost’

Përgjatë shtatzënisë, ishte e vështirë për shoqet e mija që ta kuptonin sa e lodhur, e sëmurë dhe në dhimbje ndjehesha, posaçërisht gjatë muajve të parë. Gjithë çka doja ishte një shtrat, gjumë, dhe dhimbjet e mëngjesit të largoheshin, ose në fund të fundit vetëm të ndodhnin vetëm në mëngjes.

Kur i vogëli i im erdhi në jetë, duhet ta pranoj se isha pak e obsesionuar sepse unë kisha sjellë në jetë një krijesë. Tani mund ta shoh se vetëm pse kam dashur të flas se fëmija ishte gjëra më e mrekullueshme në gjithë botën, unë u bëra shpejt e vjetër për sytë e shoqeve të mija.

Ato nuk e kuptonin se si kishte ndryshuar komplet jeta ime dhe unë nuk e kuptoja se pse ato nuk mund ta kuptonin.

Por janë edhe disa gjëra të mrekullueshme që ndodhin kur jeni e para nga shoqet tuaja që do të keni bebe.

Gëzimi i tepruar

Kur ju ndani lajmin se do të keni bebe, gëzimi nga shoqet tuaj do të jetë i dukshëm. Ju do të përjetoni gjëra të shumta, përqafime dhe të gjithë do të duan ta prekin barkun. Entuziazmi është aq i madh sa do të ju ndihmojë të kaloni më lehtë ditët kur do të jeni duke mos u ndjerë mirë dhe ta kaloni më shpejtë gjithë atë gjendje.

Zbulimit i lajmit do të jetë i madhërishëm

Shoqet tua do të përkujdesen për të gjitha, më besoni mua.

Zgjidhni një emër, çfarëdo emri

Mos bëni gabime, ju do të shpenzoni shumë kohë duke vendosur për emrin e bebes tuaj. Ndoshta ju do të vendosna ta emërtoni atë sipas emrit të ndokujt nga familja, ose ti vendosni një emër të veçantë që të dallohet. Një nga gjërat më të mira të jeni e para nga shoqet që të keni bebe është të keni zgjedhjen përfundimtare për emrin e fëmijës pa u frikësuar se do t’ia vidhni dikujt. Dhe po, t’i vjedhësh dikujt emrin është diçka e vërtetë.

Nuk ka këshilla prindërore të padëshirueshme

Ta mbani beben tuaj shumë në dorë do ta dëmtoj atë. Është shumë ftoftë për të dal jashtë me të. Nëse shtoni oriz në ushqimet e tij ai do të fle më mirë. Pse jeni duke e lënë atë të fle në krevatin tënd?

Që nga momenti kur filloni të tregoheni, këshillat prindërore do të vijnë më shpejt dhe furishëm se një film i Vin Disel. Ju nuk do të pranoni asnjë nga këtë këshilla prindërore të padëshirueshme nga shoqet e tuaja sepse ato nuk kanë ide të vetme.

Shhhh… A mund ta mbash një sekret

Të keni fëmijë para të gjitha shoqeve tuaja ju bënë të ndiheni eksperti jozyrtar çka do të thotë kur shoqet tuaja janë shtatzënë, ju do të jeni personi i parë që do të ju tregojnë.

Gjërat janë duke u bërë më me stil

Ju do të keni beben të veshur më së bukuri në lagje sepse të bëni shopping për bebet është një nga gjërat zbavitëse kur ju nuk keni fëmijë. Ju do të vishni leginse dhe micë përderisa fëmija juaj do të vishet me rrobat më trend të modës, dhe ju ta doni atë çdo minutë. Vendimi juaj më i rëndë do të jetë të vendosni cilin gardërobë do t’ia vishni së pari.

Do t’ua mbajnë fëmijën tuaj në dorë

Do të keni raste kur ndonjë shoqe nuk do të ketë dëshirë që ta mbajë beben tuaj(dhe kjo gjë është në rregull, ju prapë e doni atë) po kur shoqet tuaja më të mira do të vijë ju do të keni të siguruar mbajtjen e fëmijë, derisa ju jeni duke i bërë gjërat gati ose duke bërë dush.

Dhe kur jeni nënë e re, një dush përderisa dikush ju mbanë fëmijën është një nga gjërat më të mrekullueshme që mund të ju ndodhin. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)