LAJMI I FUNDIT:

Gjeorgjia, vendi ku pema e Krishtlindjes kushton gati sa dy rroga mujore

Gjeorgjia, vendi ku pema e Krishtlindjes kushton gati sa dy rroga mujore

Gjeorgjia është vendi i një peme të preferuar të Krishtlindjeve Evropiane që kushton gati sa dy paga mujore në këtë vend.

Por pse vendasit, por edhe fqinjët e tyre, japin kaq shumë para për të ashtuquajturat pemë Nordmann?


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pemët atje mbillen në rajonin malor Racha.

Ndërsa për shembull në Mbretërinë e Bashkuar mund ta blini një pemë Krishtlindjes për 55 funte dhe 70 funte, ato në Gjeorgjia kushtojnë katër herë më shumë.

Megjithatë, nuk ishte gjithmonë kështu.

Kjo pasi që në të kaluarën, firmat e Nordmann në tregun vendas ishin shumë më lirë, pasi ato u prenë në pyje të paligjshme.

Sidoqoftë, përcjell Telegrafi, në vitin 2011, për shkak të shqetësimeve për shpyllëzime të mëdha, u zbatuan rregullore të reja dhe gjoba më të larta për të adresuar këtë çështje, që nënkupton gjithashtu se pemët e Krishtlindjeve u bënë shumë më të shtrenjta.

Për shembull, një shitës në periferi të Tbilisisi, kryeqyteti, i specializuar në halore, shet pemët Nordmann dymetërshe për 294 dhe 519 dollarë.

Duke pasur parasysh se paga mesatare atje në vitin 2018 ishte 369 dollarë, kjo do të thotë se shumica e banorëve vendas gjithashtu duhet të shpenzojnë më shumë se të ardhurat e tyre mujore për pemën e Krishtlindjes.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se çmimet janë të larta sepse pemët rriten jashtëzakonisht ngadalë në pyjet Nordmann.

Mund të duhen deri në dhjetë vjet që një pemë të rritet deri në dy metra e gjatë. /Telegrafi/