LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali ukrainas zbulon situatën ‘e vështirë’ në vijën e frontit

Gjenerali ukrainas zbulon situatën ‘e vështirë’ në vijën e frontit

Një gjeneral i lartë ukrainas së fundmi ka njoftuar se trupat ushtarake ukrainase janë kthyer nga tre fshatra në lindje të vendit.

Tani, Oleksandr Syrskyi, shefi i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka njoftuar rreth situatës në terren.


Syrskyi tha se rajoni i Donetskut në lindje mbetet një nga zonat më të nxehta të vijës së frontit ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj.

Ai e përshkroi situatën në qytetet lindore të Pokrovsk dhe Kurakhove si “më e vështira deri tani”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Parlamenti Evropian u bën thirrje brendeve të mëdha të ndalojnë reklamat që e nxisin dezinformimin rus në Ballkan
Lexo po ashtu Parlamenti Evropian u bën thirrje brendeve të mëdha të ndalojnë reklamat që e nxisin dezinformimin rus në Ballkan

Thuhet se ushtria ruse po përdor deri në katër brigada me nga 8 mijë deri në 32 mijë ushtarë për të kryer operacione në drejtim të të dy qyteteve që shtrihen në perëndim të Avdiivka.

“Situata po ndryshon dinamikisht në vijën e parë të frontit”, tha gjenerali.

Ndërkohë, Syrskyi tha se situata vazhdon të mbetet “intensive” edhe në jug ku Rusia po përpiqet të depërtojë në fshatin Krynky të Kherson.

Gjithashtu, ushtria ruse thuhet se për qëllim ka edhe pushtimin e fshatrave Robotyne dhe Verbove në Zaporizhzhia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Evropa
Kalo në kategori