Gjendja shëndetësore e pacientit të dyshuar për Lijën e Majmunit është drejt përmirësimit

Gjendja e pacientit të dyshuar me Lijën e Majmunit i cili është shtruar në një repart të veçantë të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është stabile dhe drejt përmirësimit.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.
Sipas tij, gjendja e pacientit të dyshuar për Lijën e Majmunit është duke shkuar drejt përmirësimit.
“Gjendja e pacientit është stabile. Ka përmirësime”, ka thënë Vishaj.
Ai po ashtu theksoi se janë duke pritur rezultatet e mostrave të dërguara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
“Jemi duke pritur rezultatet, të cilat me kohë do t’i publikoj IKSHPK”, tha ndër të tjera Vishaj për Telegrafin.
Ndërkohë, mostra e rastit të parë të dyshuar për Lijën e Majmunit në Kosovë është dërguar të martën për testim (analiza laboratorike) në laboratorin e OBSH-së, në Holandë.
Zëdhënësja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Era Pireva në një prononcim për Telegrafin një ditë më parë kishte thënë se mostra planifikohet të dërgohet të martën me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent për patogjen me rrezik të lartë.
“Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë. Nuk kemi ende informata se kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”, pati thënë Pireva për Telegrafin.
Ndryshe, ditë më parë është raportuar për një rast të dyshimtë me Lijën e Majmunit në Kosovë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas ministrisë, pos të dyshuarit, do të mbikëqyreshin edhe rastet e kontaktit të tij.
“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë me Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.
Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK më datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile”, kishte bërë të ditur MSH.
“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Aksioni në Theth, Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Dorëzohen banorët, prishet ndërtesa e fundit në Theth

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë