LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Siç informojnë nga LAMM, komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet në korsi të thata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në drejtimin rrugor P1202 Mavrovë – Dibër, në pjesën fshati Kosovrasti i Poshtëm – Ura Mellnik, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë – asfalltim, gjatë datave 05.09, 06.09, 07.09.2017 (e martë, e mërkurë, e enjte) komunikacioni do të ketë ndërprerje nga ora 13:00 deri në ora 17:00.


Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qyteteve është mesatar.

Në vend kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga shteti, kjo informatë është e vlefshme vetëm për anën e Maqedonisë.

Rend i ndryshuar i komunikacionit:

Vendosja e shtyllave të ndriçimit publik në pjesën Hipodrom-Kadino, me çka korsia e majtë do të jetë e mbyllur në kohëzgjatje prej 3 muajsh.

Në drejtimin rrugor Negotinë-Demir Kapi, në pjesën nga Negotina deri në Ostrovë, komunikacioni zhvillohet në pjesën e re të autostradës në gjatësi prej 4 km. Pas kësaj pjese, komunikacioni kthehet në rrugën magjistrale P103.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvzijes dhe respektim i sinjalizimit të vendosur të komunikacionit./Telegrafi/