LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të thata. LAMM paralajmëron për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në disa rrugë është e mundur rëshqitja e dheut, edhe atë: Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demira Kapija-Udovo, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.


Intenziteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesata, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shtetit.

Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë, përmes rrethrrotullimit Manastir, është në ndalesë për shkak të rëshqitjes së dheut, por komunikacioni zhvillohet përmes qytetit të Manastirit./Telegrafi/