LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rënduar me pandeminë, Kurti të martën takohet me kryetarët e komunave të Kosovës

Gjendja e rënduar me pandeminë, Kurti të martën takohet me kryetarët e komunave të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti nesër do t’i takojë kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar lidhur me gjendjen pandemike në vend.

Siç meson Telegrafi, takimi pritet të nis në ora 10:00.


Ndërkaq, vendimi për takim raportohet se erdhi pasi drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, reagoi më herët për neglizhencën e qeverisë për t’i  bërë komunat pjesë të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë.

Ibrahimi në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se është befasuese sesi Qeveria as nuk i ka kontaktuar për të diskutuar lidhur më këtë çështje.

“Si mundet një grup të quhet koordinues kur përfaqësuesit e komunave nuk janë aty. Nuk e di se si mund të harrohen (me qëllim apo pa qëllim) institucionet ku zbatohen masat”, tha Ibrahimi.

Tutje theksoi se masat kundër coronavirusit nuk zbatohen nëpër zyra e Qeverisë por nëpër komuna, aty ku ka zhvillim të jetës së qytetarëve.

Qeveria formoi grupin koordinues anti-COVID pa përfaqesues nga komunat - reagon drejtori i AKK-së Sazan Ibrahimi
Lexo po ashtu Qeveria formoi grupin koordinues anti-COVID pa përfaqesues nga komunat - reagon drejtori i AKK-së Sazan Ibrahimi

“Masat anti-COVID nuk zbatohen nëpër zyrat e qeverisë por nëpër komuna sepse aty zhvillohet jeta e qytetarit e jo nëpër zyrat e qeverisë dhe pa bashkëpunim me komunat nuk e di se si mund të ketë sukses zbatimi i masave”, u shpreh Ibrahimi.

Ndryshe, të hënën Kosova ka regjistruar edhe 20 viktima si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët paraprake janë regjistruar 932 raste të reja të të infektuarve me coronavirus./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori