Gjendet i vdekur në veturë një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në veturë, në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, Me urdhër të prokurori të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në veturë, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurori të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































