LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë 50-vjeçari në Lipovec të Gjakovës

Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë 50-vjeçari në Lipovec të Gjakovës
Foto: Ilustrim

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Lipovec të Gjakovës.

I njëjti, gjatë ditës së sotme ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë nga vëllai dhe djali i tij.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Datë 05.04.2021 në Spitalin Rajonal Gjakovë është njoftuar Stacioni policor -Gjakovë se një person i vdekur është dërguar  nga vëllai dhe djali i tij. Patrulla iu ka përgjigjur rastit”, tha ai.

Gjurkaj tha se sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim në kokë.

“Dëshmitaret – familjaret e viktimës kanë deklaruar se të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra). Në vendngjarje (shtëpinë e viktimës) kanë dalur patrullat policore”, tha ai.

Sipas familjarëve, personi nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime se dikush mund ta ketë sulmuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori