Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Prishtinë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti po hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Sipas policisë, rreth orës 23:30 është pranuar informata se një person ndodhej i pajetë në rrugën “Radovan Zogoviç”.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës, mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Pllana.
Policia ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që lidhen me këtë rast. /Telegrafi/




















































