LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan, rasti në hetim

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan, rasti në hetim
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:56, në Lipjan.


Sipas raportit, rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Ndërkaq, në raport thuhet po ashtu se në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marr trupin e pajetë për obduksionin.

“Hetim mbi vdekjen. Lipjan  30.01.2023 – 20:56. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/