Gjendet pa shenja jete afër shtëpisë së tij një person në Gjakovë


Një person është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij në fshatin Sopot të Gjakovës.
Sipas raportit të policisë thuhet se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është gjet afër shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore dhe mjekët të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/10/2021




































