LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një trup i vdekur në Karposh të Shkupit

Gjendet një trup i vdekur në Karposh të Shkupit
Foto: Ilustrim

Prokurori Publik pranë Prokurorisë Themelore Publike Shkup bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes në Karposh, ku para objektit banesor u gjet një trup i vdekur i një 38 vjeçari.

Prokurori Publik ka dhënë urdhër për autopsinë e trupit për të zbardhur rastin, njofton Telegrafi Maqedoni.


Gjithashtu është dhënë urdhër për përpunim teknik kriminalistik në banesën ku ka banuar personi dhe në automobilin e tij.

Do të sigurohet edhe dokumentimi shëndetësor i plotë i personit të ndjerë./Telegrafi/