LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vjosa në Përmet

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vjosa në Përmet

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në rrjedhën e lumit Vjosa në Përmet. Viktima është identifikuar dhe është 55-vjeçari me iniciale A.P.

Sipas informacioneve nga burime policore, mësohet se viktima është emigrant në Greqi dhe kohët e fundit ishte divorcuar nga bashkëshortja.


Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave. Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore. /tvklan.al